|
100th Anniversary of the First Mass in the United States in Albanian
Më 22 Mars 2008, tek varri i Kryepeshkopit Theofan Stilian Nolit, shqiptarët e Amerikës përkujtuan 100 vjetorin e ditës kur u mbajtë Mesha për herë të parë në gjuhën Shqipe në sallën "Knights of Honor" të Bostonit
Gjënia e Peshkop Nolit, përcaktoj gjuhën Shqipe, në meshërimet kishtare si themelin e kombit Shqiptar
BEQIR SINA, New York
Kurdoherë do të kujtojmë me nderim dhe respekt Imzot Nolin si një patriot të madhë dhe klerik largpamës që bëri të mundur krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare, me bindjen se ne jemi të gjithë, pa dallim feje, motra dhe vëllezër Shqiptarë.
Boston, Massachusetts : Historia Bostonit, nuk mund të shkruhet pa historinë e emigracionit shqiptar. Në historin bostoniane, kanë zënë vend tashmë dhe ngjarjet shpirtërore të kombit tonë. Dhe si të tilla janë edhe tre ngjarjet më të rëndësishme të muajit Mars. Janë data këto, të cilat, na bëjnë ta quajmë këtu në Boston, "Marsi Nolian" Janë përvjetorët e Nolit, të cilat kremtohen nga kisha shqiptare ortodokse në SHBA-së, dhe gjithë komuniteti shqiptarë në Amerikë. Janë pikërishtë tre përvjetorët historikë, që mbledhin rreth vetes jo vetëm besmitarët Orthodokës, por edhe Vatranët e kulluar, patriotët e atdhetarët shqiptarë. Eshtë, 8 Marsi 1908 - i cili përkon këtë vitë me 100-vjetorin i dorëzimit të Fan Nolit në prift, gjë që shënon dhe ringritjen e kishës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që po në atë vit, më 22 mars 1908, është 100-vjetori i të parës Liturgji Hyjnore në gjuhën shqipe nga At Theofan Stilian Noli, gjë që shënoi dhe themelimin të kishës shqiptare të Shën Gjergjit në Boston. Ndërsa po në mars - më 13 mars 1965 në Florida do të mbyllte sytë Theofan Stilian Noli .
Ceremonia
Më 22 Mars, 2008 në orën një pas dite, grupe emigrantësh shqiptarësh të Amerikës, u mblodhën e bënë homazhe tek varri i Fan Nolit të Madh. Me këtë rastë ata duke kujtuar 22 marsin u mblodhën të festojnë së bashku 100 vjetorin e Meshës së parë në gjuhën shqipe. Ceremonia fillojë me një lutje fetare të bërë prej kancelarit të Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare, me qendër në Boston, At Arthur Liolini. Më pasë ceremonia u shoqërua duke mbajtur fjalime dhe vendosur buqeta e kurora me lule te freskta, pranë varrit të Nolit.
Kjo, ditë e cila përkojë me atë ditë kur 100 vjet më parë në 22 Mars 1908, Fan Noli festoi meshën e parë ne gjuhën shqipe tek salla "Knights of Honor" ne Boston, ishte si një përbetim i këtyre shqiptarëve, emigruar në Amerikë në kohë të ndryshme, se amaneti i Nolit dhe patriotëve e atdhetarëve të tjerë si ; Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, P.N. Luarasi, K. Kirka, K.Demo, e qindra e qindra të tjerë , do ta shpien në vend. Pasiqë akti i 22 marsit 1908, në vetvete përbënte jo vetëm hapin e parë drejt krijimit dhe njohjes së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por pati edhe një domethënie shumë më të madhe, për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine apo ideje.
Ceremonia e 22 marsit,100 vjetori i Meshës së parë në gjuhën shqipe u mbajtë në varrezat qytetare "Forest Hills Cemetery" në rrugën Forest Hills Avenue, në qytetin bregdetar Boston të Massachusetts, aty ku ndodhet Varri i Nolit,( Seksionin 36 ne Redëood Avenue).
Me këtë rastë, aty u mblodhën dhjetra besmitarë(e) shqiptar, kryesishtë, nga Bostoni të udhëhequr nga Kancelari i Kishës së Shën Gjergjit, At Arthur Liolini, shoqatat e organizatat të komuntitetit, përfshirë edhe prezencën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar, z/vëndës ambasadorit të RSH në Ëashington D.C. diplomatin Kreshnik Çollaku. Për të kujtuar këtë ditë të madhe, udhëtuan nga Neë York-u, edhe një përfaqësi vatranësh, me në krye kryetarin e saj zotin Agim Karagjozi, sekretarin z Naum Prifiti, n/kryetarin Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë z. Idriz Lamaj, z. Zef Balaj,z. Majlinda Myrtaj dhe Armind Zotaj. Organizatore kryesore e kësaj ceremonie ishte shoqata shqiptaro amerikane e Bostonit, MassBesa. Erdhën të marrin pjesë edhe shoqata Shqiptaro Kosovare e Bostonit, me kryetar Agim Sejdiu, Shoqërisë për të Drejtat e Njeriut të Çamëria e kryesuar nga Vera Gjata , Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan dega e Bostonit,z Stefan Koçi.
Bashkëkryetaria e Shoqatës Shqiptaro-Amerikanë të Masacusetsit - Boston, z Albana Orgocka, çeli ceremoninë,
Orgocka kujtojë se kjo është një ngjarje shume e rëndësishme. ne tha ajo po festojmë sot, 100 vjetori i Meshës së parë në gjuhën shqipe, në Amerikë, pasi që kjo nuk ishte një ngjarje e rëndësishme vetëm për Kishën Autoqefale Shqiptarenë Amerikë, por për të gjithë shqiptarët pa dallim feje. Sepse, ajo kishë më pasë i mblodhi të gjithë ata besimtarë shqiptarë, që së bashku do të mbroheshin në vite ndaj asimilimit."
Sikurse, tha edhe sekretari i Vatrës, zoti Naum Prifti, sesi sot, njëqind vjet më parë, më 22 mars 1908, Fan Noli mbante meshën e parë shqip në Amerikë, duke çelur rrugën e pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare nga kthetrat e Patrikanës së Stambollit pas trembëdhjetë shekujsh. Prandaj, jemi mbledhur sot këtu të përulemi me nderim pava varrit të njeriut të madh të kombit, që gjithë talentin dhe forcat e tij mendore ia kushtoi atdheut. Homazhet e sotme, ka thënë ai janë mirënjohje për meshtarin, dijetarin, historianin, diplomatin, kompozitorin, përkthyesin, kryetarin shpirtëror të gjithë shqiptarëve të Amerikës.
Bashkëudhëtari i Nolit, njeriu që e prezanton Nolin për herë të parë në Amerikë, drejtori i virtualit të njohur Frosina, në Masaçustes - Boston, zoti Van Christo, me mall të madh e përshkoi këtë datë, mes kujtimeve të tija me Nolin. Në vazhdim përshëndeti zoti Sejfi Protopapa, patriot dhe veteran i diaspores, i cili ka punuar e kontribuar për pavarësinë e Kosovës gjatë gjithë jetës së tij, një anti komunistë i herëshëm në diasporë, foli plot pathos, duke nënvizuar se gjënia e Peshkop Nolit, ishte se ai përcaktoj gjuhën Shqipe, në meshërimet kishtare si themelin e kombit Shqiptar, që do të kërkonte pavarësinë . Më tej thoë ai unë e përfytyroj lehtë zërin baritonë të Peshkop Nolt, duke dhënë liturgjinë e shënjtë në gjuhën Shqipe. Zëri i tij në gjuhën Shqipe në atë kishë të thjeshtë si edhe shkrimet dhe botimet në atë periudhë, ishin ndër pjesët kryesore të mureve për ndërtimin e shtetit të ri Shqiptar që shpalli pavarësin e vet në 28 Nentor 1912 , ka thënë ndër të tjera zotëri Sejfi Protopapa.
Përfaqësuesi i shtetit shqiptar, z/vëndës ambasadori RSH në Washington D.C. diplomati Kreshnik Çollaku, tha se sot ndodhemi pas një Shekulli, në një klasë, tjetër, Zoti na ka bërë edhe më të lumtur. Gjysma e popullit shqiptarë të shumë vuajtur sot është më e lirë, dhe ëndërra e shqiptarëve Kosova është e lirë dhe e pavarur. Shqiptarët sot, kudo janë shumë më të zhvilluar dhe të prosperuar në të gjitha fushat e jetës.
Ne sot jemi përpara një ngjarje shumë të rëndësishme për kombin tonë, pas dy javësh gjysma e kombit shqiptarë, pra Shqipëria nënë, pret ftesën për tu bërë pjesë e familjes Europiane. Ajo pret të marrë fetsën e aleancës më të madhe Aleancës Veri Atlantike NATO-s. Duke mbyllur përfundimisht portata e së keqes që erdhën shqiptarëve për 50 vjet të sundimit komunistë, tha në fund të fjalës së tij diplomati Çollaku.
Në fund foli edhe kancelarii i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare, me qendër në Boston, At Arthur Liolini,
" Kemi ulur kokën sot, tha mes të tjerave At Arthur Liolini, para varrit të Imzot Fan Nolit, për ta kujtuar atë ditë të veçantë.Por jo vetëm kaq, nderojmë të gjitha veprat e tij të jashtëzakonëshme, në të gjitha fushat dhe shëmbullin e tij gjatë evolimit të jetës së tij.Sepse, ai për ne mbetet gjithmon i pa vdekëshëm. Imazh dhe ikon e kombit tonë. Ka dhe shumë mësime, që duhen përmendur sot dhe që kam detyrë dhe dëshirë ta shpreh.
Në botën dhe kohën që ne jetojmë sot, duhet kuptuar fortë mirë, se dialogu , ndjesa, mirësjellja, autokritika, dhe gjakftotësia, janë shumë të rëndësishme për vet njerinë. Jo vetëm fetare, shpirtërore, dhe hipotekitisht kanë edhe rezonanca vitale , në shoqëri dhe në qeverisje dhe në marrëdhëiet tona kombëtare.Shërimi, që vjen me për ulësi ndihmon jo vetëm kur falet tjetëri por fortëson edhe urtësin, për të tjerët edhe për faljen e tij. I jep njeriut prespektivë , ardhmen.
Mesazhi kryesorë, është se dashuria Hyjnyrore, në kuptimin njerëzorë, sado vështirë, të jetë për njerinë, janë më të fortë sesa këmbëngulja, dhe, kërkojnë një maturi të kthejllt dhe të ngullitur në mëndje. Prandaj, të dashur motra e vëllezër, me këto mësime thellbësore, Noliane do të ndihmojmë edhe fëmijët tanë. Brezin e ri dhe brezat që do të na ndjekin pasë. Kur kemi kujdes dhe përpiqemi të lëmë një trashëgim më të përshtatëshëm dhe të denjë për të ardhmen . Të ndihmojmë edhe përpjekjet tona aktuale.
I mbarë qoftë amaneti i praneverës Noliane, dhe i përjetësh kujtimi i Tij, ka përfunduar kancelari i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare, me qendër në Boston, At Arthur Liolini. Në fund të gjithë pjesëmarrësit vendosën buqeta dhe kurora me lule të freskta edhe tek varri Faik Konicës, magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtarë, shkrimtar i njohur shqiptar, diplomat dhe politikanë. |