Shkolla Shqipe, BESA

Shkolla Shqipe, Besa

Shkolla e Gjuhës Shqipe dhe e Trashëgimisë ‘Besa’ i hapi dyert e saj në Mars të vitit 2006. Qëllimi i shkollës është që fëmijët Shqiptarë të ruajnë gjuhën dhe traditat e vendit tonë.​Klasat zhvillohen të Dielave në UMASS Boston. Programi i shkollës bazohet në metodologjinë për mësimin e Gjuhës Shqipe që përdoret në Shqiperi. Klasat janë të ndara në 6-10 nxënës për të siguruar cilësinë e mësimdhënjes dhe përqëndrimin e nxënësve. ​​Në klasën e Gjuhës Shqipe ne afrojmë 4 nivele: Parashkollor, Para-Abetare, Abetare, Gjuhë dhe Lexim ​​Përveç mësimit shkollor, ne kemi klasa valleje nën drejtimin dhe përkushtimin e Zotit Bashkim Braho.​Shkolla i fton të gjithë prindërit që jetojnë në Boston dhe përreth t’i regjistrojnë fëmijët, jo vetëm që ata të mësojnë shkrimin dhe leximin, po edhe që të njihen me bashkëatdhetarët e moshës së tyre.
$11,985
0%
raised of $15,000 goal
Recent Donation

Leo K.

$5
Top Donation

Sonja S.

$1500
First Donation

Rudi B.

$40
Our Teachers

Klasat

Klasat zhvillohen në 3 lokacione të ndryshme

Niveli Parashkollore

Klasa për parashkollorët zhvillohet: Të Shtunën ora 10-12pm Për fëmijët e moshës 2-5 vjeç.

Objektiva dhe qëllimi i klasës është: ​ Zhvillimi i gjuhës së folur shprehëse Zhvillimi i dëgjimit dhe kuptimit të gjuhës Zhvillimi i konceptit numerik Njohja e numrave në gjuhën shqipe Zhvillimi grafo-motor

Niveli i Abetares

Klasa e Abetares zhvillohet: Të Shtunën ora 10-11:15pm Për fëmijët e moshës 5-8 vjeç

​Metoda është e bazuar në sistemin e Shkollave në Shqipëri. Qëllimi është që: ​Fëmijët të mësojnë shkronjat e alfabetit Fëmijët të fillojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe kuptojnë gjuhën shqipe

Niveli i Gjuhës dhe Letërsisë

Klasa e Gjuhës Shqipe zhvillohet: Të Shtunën ora 10-12pm Mosha e fëmijëve në këtë nivel është 9-12 vjeç

Metoda është e bazuar në sistemin e shkollave në Shqipëri. Qëllimi është: Njohja dhe mësimi i rregullave gramatikore të Gjuhës Shqipe Përvetësimi i gramatikës dhe leximit të gjuhës shqipe Edukimi i fëmijëve për letërsinë shqiptare dhe autorët e njohur shqiptarë.

HOW TO GET INVOLVED

There are a number of ways you can help our organization. You may help with teaching Albanian language to kids, organizing events and fundraisers, constructing and editing newsletters, and many more.